Shumica e atyre që kanë njohur publicistin Qani Mehmedi e mbajnë mend për shpirtin human dhe natyrën gazmore e plot jetë. Ashtu siq Qaniu do të dëshironte,të mblidhemi e festojmë për ditëlindje,u mendua që të ndodhte në ditën e lindjes,pikërisht në shënimin e 65 vjetorit.Universiteti”Iliria” botoi librin”Kujtimi si ndërgjegje” përgatitur nga prof Qemal Murati me dizajn nga Zeni Ballazhi ku janë përfshirë telegrame urimi nga njerëz të politikës me rastin e ndarjes nga jeta të publicistit,biseda të spikatura të Qani Mehmedit me personalitete të shumta që tregojnë fuqinë e penës së tij,intervista të tjerëve të bëra me Qaniun dhe shkrime të të tjerëve për të përshirë Halil Matoshin,Emin Azemin,Avni Spahiun,Jordan Plevnesh,Salajdin Salihun,Gani Dili. Për ti dhënë kuptim këtij libri vajza Besiana bashkë me rektorin z.Mexhait Reçi kishin menduar të ftojnë një numër miqsh e shokësh që do flasin e kujtojnë momente dhe kohë të bukur me të.Ishin Agim Vinca, Milaim Zeka,Gani Dili,Nuhi Bytyqi,Lekë Musolli,Shaban Arifaj,Smajl Smaka, regjisorët Jeton Ahmetaj e Kastriot Abdyli të cilët evokuan momente gazmore dhe të vecanta me Qaniun. Universiteti “Iliria” shtroi dhe një koktej rasti duke dëshmuar se është shtëpi e librit,artit,intelektualëve dhe mikpritjes. Nga një gotë për Qaniun u ngre në këtë takim,ndërkaq djali Mentori kishte përgatitur dhe tortë me mbishkrim”Përjetësisht në zemrat tona” duke dashur kështu të mbetet i freskët kujtimi për babanë e madh Qaniun i cili ashtu siq bashkonte e unifikonte sa ishte në mesin tonë,vazhdon dhe sot të jetë arsye për tu takuar e festuar.