Në Vlorë nuk lundrojnë vetëm skafet dhe gomonet. Policia njoftoi këtë të hënë gjetjen e një mjeti fuoristradë në një thellësi 50 metra nga bregu.

Automjeti u gjet në zonën e Plazhit të Vjetër.

Uniformat blu dyshojnë se makina është përdorur për të futur në det një gomone, por plani nuk ka shkuar ashtu siç parashikohej dhe makina ka përfunduar në det.

Mjeti është me targa italiane. Policia thotë se po punon për zbardhjen e ngjarjes.