Vrasja e mijëra njerëzve civil në luftimet në Aleppo të Sirisë, ka ngjallur reagimet në gjithë botën.

Për të përkujtuar viktimat, sonte në Vushtrri Drejtoresha e Drejtorisë për Kulturë, Rini dhe Sport, Shpresa Rama dhe Kryetari i Këshillit të Veprimit Rinor Lokal, Blerim Ibrahimi, së bashki me disa të rinj kanë ndezur qirinj pranë Kalasë së qytetit, raporton Veriu.info.

Ja postimi i plotë i drejtoreshës Shpresa Rama:

Sot me Kryetarin e Këshillit të Veprimit Rinor Lokal z. Blerim Ibrahimi dhe me të rinj tjerë vushtrrias ndezëm qirinj në shenjë përkujtimi për të gjitha viktimat e luftës në Aleppo dhe u bëmë thirrje të gjitha shteteve të fuqishme që ta kthejnë kokën kah ky popull që po vuan.

Ky është thjeshtë një aktivitet simbolik për ta bashkëndjer dhimbjen me ta.