Nëse do të ishte në dorën e saj, Rihanna do të ndiqte një dietë të tmerrshme. Në një intervistë për Ellen Degeneres, këngëtarja rrëfeu ‘sekretin e errët’ se në autobusin e saj të tureve dhe në dhomën e zhveshjes, ka vetëm ushqime të ambalazhuara.

“Kam qenë në palestër çdo ditë të kësaj jave, sepse nuk jam gati të heq dorë nga ushqimi, por mund ta sakrifikoj një orë në ditë për palestrën” – tha këngëtarja në një intervistë për ‘Vanity Fair’. Por, përpos kësaj diete, Riri ia del të duket gjithnjë në formë të shkëlqyer. Dhe sekretin që fshihet pas kësaj, e ka treguar shefi i saj personal Debbie Solomon.

Rihanna do ushqime të pasura me vlera ushqyese, dhe nëse do fusë kalori në trupin e saj, bën mirë të jenë për një ushqim që ia vlen. Nuk i pëlqejnë dietat strikte, apo të vendosë në fillim të javës se çfarë ushqimesh do të hajë në ditët në vijim.

I pëlqen t’i besojë instiktit kur vjen puna tek gatimi dhe të preferuarat e saj vazhdojnë të mbeten pjatat tradicionale të Barbadosit.

Ylli i muzikës e nis ditën me katër vezë të ziera, një fetë bukë të thekur dhe fruta. “Vezë e bardhë, ananas dhe ujë të ngrohtë me limon”.

 

Pulë me erëza dhe salcë qepe e domateje është pjata e preferuar e Rihanna-s, siç ka treguar shefi i saj. 29- vjeçarja ka pranuar se në drekë i pëlqen të hajë peshk me perime, edhe pse i urren perimet, por e detyron veten t’i hajë.

Darka është më e lehtë për yllin e “Work”. Peshk me sallatë ose me perime, kështu ia del të ruajë format e shkëlqyera që na lenë gojëhapur sa herë e shohim në skenë.