Nëse bëni pjesë ndër ata të cilët kënaqen me ëmbëlsirat krematoze, me siguri kjo recetë e pudingut shtëpiak do t’u pëlqejë të gjithëve.

Përgatitja është e thjeshtë, ndërkaq shija fenomenale. Familjarët tuaj do të jenë të kënaqur dhe jemi të sigurt që do të kërkojnë edhe ndonjë kafshatë më shumë, transmeton Telegrafi.

Përbërësit:

▪ 3 vezë,
▪ gjysmë filxhani sheqer,
▪ një filxhan qumësht,
▪ 3 banane,
▪ 1 lugë e vogël ekstrakt vaniljeje,
▪ biskota çaji nga vanilja.

Përgatitja:

Tundi vezët me qumësht, sheqer dhe ekstraktin e vaniljes.

Zieni derisa pudingu të dendësohet dhe kur të jetë gati në të përzieni bananen e grirë imët.

Thyeni biskotat dhe në një enë rendisni një rend biskota, një rend puding dhe vazhdoni kështu deri në majë.