Gjysmëvjetori i dytë për të gjithë nxënësit do të vazhdoj nga dita e nesërme. Qeveria e Maqedonisë pas njoftimit se hiqen masat intervenuese që ishin vendosur për dy ditë radhazi, me qëllim të zvogëlimit të nivelit të ajrit të ndotur, Ministria e Arsimit dhe Shkencës njofton se me këtë rast, edhe mësimi që duhej të fillonte ditën e hënë dhe që u prolongua për shkak të ajrit të ndotur, do të vazhdoj me fillim ng dita e nesërme. Tabelë: Ministria e Arsimit “Në pajtim me rekomandimet e Ministrisë së Ambientit Jetësor dhe Planifikimi Hapësinor, si dhe duke pasur parasysh edhe rekomandimet e Grupit e Intersektorit për ndjekjen e gjendjes me kualitetin e ajrit ambiental, Ministria e Arsimit dhe Shkencës informon se gjysmëvjetori i dytë i vitit shkollor 2018/2019 do të fillojë nesër, më 23.01.2019 për të gjithë nxënësit e shkollave private dhe publike në të gjitha komunat e Maqedonisë”.