Nesër në Gjykatë pritet të vazhdojë rasti “Shuplaka të porositura” për Andrej Zhernovskin dhe dhunën në komunën Qendër.

Në ulësen e të akuzuarve janë 14 persona, nga të cilët i akuzuari i parë është ish kryeministri Nikolla Gruevski.

Prokurorja speciale, Fatime Fetai, e cila e paraqet aktakuzën për dhunën në Komunën Qendër në vitin 2013, theksoi se hapur shihet që mes Gjykatës dhe palës mbrojtëse ka marrëveshje për qëllimin e vetëm – të anulohet seanca.

“Për atë tregojnë rrethanat që dokumentet e lëndës gjendet në periudhë të gjatë në Gjykatën e Apelit, ndërkaq kanë qenë të pranishëm të gjithë të akuzuarit që nuk ka ndodhur në një periudhë të gjatë. Edhe pse provuam kërkuan sqarim për dorëzimin e dokumenteve, nuk morëm përgjigje”, theksoi Fetai.

Këtë rast e hapi kohë më parë Prokuroria Speciale, ku Gruevski akuzohet si inkurajues i dhunës gjatë protestave para komunës Qendër në vitin 2013.

Ndryshe të akuzuar për rastin “Shuplakat” janë lideri i VMRO-DPMNE-së, Nikolla Gruevski, ish ministri i Transportit dhe Lidhjeve, Mile Janakieski, deputetja, Daniella Rangellove dhe dhjetëra persona tjerë.

Më poshtë mund ta dëgjoni bisedën e përgjuar: