Nesër në sheshin “Maqedonia” në Shkup do të fillojë “Baskerfest 2017”, festivali i artit të rrugës i cili do të zgjasë deri më 25 qershor.

Për këtë festival janë paralajmëruar edhe prezenca e shumë artistëve nga bota, mes të cilëve edhe Barbarosa, Peperonius dhe të tjerë.

Në 11 ditët e ardhshme do të vendosen 3 skena ku do të zhvillohet festivali për çdo ditë nga ora 19 deri 23. Edhe këtë vit Bashkia e Shkupit do ta mbështesë organizimin e këtij festivali të artit rrugor.