Kryetarja e kuvendit të komunës së Preshevës ka konvokuar seancën e parë të Kuvendit të Komunës së Preshevës me datë 10 mars (e premte) duke filluar nga ora 14:00.

Agjencia  e lajmeve “Presheva jonë” ka mësuar se rendi i ditës përfshinë 8 pika, ku sic thuhet dy pikat e para do të merren rreth shkarkimit të kryetarit aktual të Preshevës, Shqiprim Arifi. Por ende asgjë nuk është zyrtare mes dy partive.

Si rend dite e parë është edhe shqyrtimi dhe miratimi i propozimit mbi shkarkimin e kryetarit të komunës.

Propozim dokumenti të cilin e posedon presheva.com jep arsyet për shkarkimin e kryetarit të komunës së Preshevës.