Nevojiten ndryshime të sistemit të tanishëm të mbrojtjes sociale përmes vendosjes së të ardhurave të garantuara minimale, ku do të integrohen të gjithë të deritanishmit që të arrihen efekte më të mira, të ulet i varfëria dhe qytetarët të kenë jetë dinjitoze dhe të mirë, konsiderojnë ekspertët pjesëmarrës në diskutimin e sotëm “Inovacione për mbrojtje gjithëpërfshirëse sociale: ndihmë sociale, pagë minimale, të ardhura dinjitoze”.

“Sistemi për mbrojtje sociale për momentin parashikon shumë lloje të ndihmës, ai nuk është universal për shkak të nuk mundet tërërisht të vlerësohen efektet. Gjithashtu, ai nuk e arrin qëllimin për uljen e varfërisë, sepse sipas të dhënave statistikore pensionet kanë ndikim më të madh mbi uljen,  e jo transfertat sociale”, tha Nikica Mojsoska-Bllazhevski nga Universiteti Kolexhi Amerikan.

Ajo thotë se nevojitet që të formohet një kompensim universal monetar, i cili do t’i integrojë ata të cilët ekzistojnë për momentin, ndërsa këto janë 13 nga fusha e mbrojtjes sociale dhe pesë nga fusha e mbrojtjes së fëmijës.

Se efekti nga sistemi i deritanishëm për mbrojtje sociale nuk është i mjaftueshëm dakordohet edhe kolegu i saj Marjan Petreski.

“Me modelin e ri, varfëria do të ulej për një të tretën, do të ulej edhe pabarazia e shpërndarjes,  do të mundësohej dalja nga varfëria të kategorive më të ndjeshme pa u shkaktuar distorzim të tregut të punës”, tha Petreski.

Propozon tri modele për të ardhurat e garantuara minimale.

“Në modelin e parë ai do të lëvizte deri 10.800 denarë, në të dytin  deri 9.660, ndërsa në modelin të tretë të shkohet mbi lartësinë e pagës minimale, që do të dedikohej për ata që punojnë por kanë të ardhura më të vogla se 9.000 denarë. Shteti atyre mund t’u japë edhe deri në 10 për qind nga të ardhurat që i realizojnë. Për ata që nuk kanë punë, ndërkaq, do të parashihen deri 6.000 denarë ngjashëm siç deri më tani”, tha Petreski.

Për zbatimin e kësaj reforme në nivel vjetor nevojiten 2,5 për qind nga BPV apo rreth 250 milionë euro. Për momentin për mbrojtje sociale ndahen 100 milionë. Pjesa më e madhe e mjeteve shkojnë për fëmijën e tretë. /Fol/