E organizuar dhe e ideuar nga fotografi i njohur shqiptar Fadil Berisha, koncerti i cili do të mbahet për nderë të 17 shkurit, 10 vjetorit të Pavarësisë së Kosovës, do të përmbajë këngë të artistes së mirënjohur Nexhmije Pagarusha, të interpretuara nëpër vite, ndërkaq në koncert do të vijnë të interprtetuara nga këngëtarë të njohur shqiptarë.

Vet Fadil Berisha, për KultPlus thekson se ka qenë ide e mëhershme e tij të sillte të rikomponuara këngët e Pagarushës, gjë që vite më parë u interpretuan në një koncert tjetër nga këngëtarja Aurela Gace.

Para publikut do të paraqiten: Linda Halimi, Riad Ymeri, Ergin Oda, Dëshira Ahmeti, Angelo Miho, Agona Shporta, Donika Ukshini Ukaj, Elona Muca, Gjilberta Lucaj, Gjon Krasniqi, Igli Tuga, Leke Salihu, Lindita Mezini Lole, Lori Miho, Mialtin Zhezha dhe Pia Salvia. Ky koncert është mbështetur edhe nga konsullata e Republikës së Kosovës në New Yortk, e vecanërisht nga Konsullja e këtij institucioni – ambasadorja Teuta Sahatçia.

Në këtë koncert ishte paraparë që të ishte prezente edhe vetë Nexhmije Pagarusha, por në pamundësi për të marrë këtë rrugë të largët, ajo nuk do të jetë e pranishme në këtë koncert.