Neymar mund të ndahet me Barcelonën gjatë kësaj vere dhe të transferohet në Paris Saint-Germain. Por, mbrojtësi argjentinas, Javier Mascherano ka kërkuar nga Neymar që mos të transferohet në Paris.

“Natyrisht ai është i ri dhe unë shpresoj se ai do të mbetet në Barcelonë për shumë vite të tjera”, tha mbrojtësi i Argjentinës në ESPN.

“Ai është një lojtar me të vërtetë i rëndësishëm për klubin. Për shkak të moshës që ka, ai është e ardhmja e klubit dhe shpresojmë se mund të vazhdojmë të llogarisim mbi të”, ka theksuar Mascherano.

Sipas mediave franceze PSG është e vendosur që ta transferojë Neymarin nga Barcelona. Klubi nga Parisi është i gatshëm ta paguajë klauzolën e brazilianit e cila ka vlerën e 22 milionë eurove.
Kurse, lojtarit i ka ofruar një kontratë pesëvjeçare me një pagë marramendëse – 596 mijë funte në javë (673 mijë euro në javë) ose rreth 33 milionë euro në sezon.