Është shum vonë pendimi i Nikolla Gruevskit për mënyrën e qasjes në marëdhëniet me shqiptarët dhe faktorin ndërkombëtarë. Më shumë se një decenie ishte kohë e gjatë për të vlerësuar për nevojën imanente për përmirësimin e politikave ndaj këtyre faktorëve shumë relevantë për progresin e ktij vendi dhe kësaj shoqërie. Nuk kanë shqiptarët shpërfaqje të ndonjë animoziteti ndaj Dpmne-së si parti politike, por ndaj Nikolla Gruevskit dhe establishmentit të partisë PO. Teza për ndonjë urejte nga ana e shqiptarëve për këtë subjekt politik, me të madhe para zgjedhjeve dhe pas tyre u etablua nga vet Nikolla Gruevski gjat paraqitjeve të tij nëpër mediat e ndryshme. Në fakt kjo ishte spinim nga ana e tijë, dhe për çudi në 27 vjetorin e themelimit të kësaj partie, Gruevskit i kishte ra në mendje për ndyshimin e qasjes ndaj shqiptarëve. Por e e kotë, data 27 si përvjetorë koinçidon me 27 prillin e përgjakur në parlamnet, rikujton proklamatën famoze para KQZ-së, dhe plotësisht koinçidon me 27 mashtrimet e tij lidhur me Deklaratën e përbashkët të partive politike shqiptare në Maqedoni. Pra ato ishin 27 satanizime dhe shtrembërime lidhur me atë Deklaratë politike. Madje, percptimin që fituan shqiptarët për kupollën e kësaj partie dhe vet Nikolla Gruevskin dhe akrabanë e tij , nuk e fituan sipas tyre nga ndonjë mënyrë e shabllonit të etabluar nga Lsdm-ja opozitare por thejshtë perceptimin e formuan plotësisht të bindur nga një qeverisje 11 vjeçare e tij në ortaki politike me Bdi-në. Pra shqiptarët u bindën plotësishtë se Nikolla Gruevski BDI-në e lodhi dhe e mashtroi duke e mbajtur të shantazhuar mun si një TOREADOR politik i spikatur që përplaste Bdi-në si ndonjë dem të stërlodhur nga zullumi dhe shpërdorimi me pushtetin . Gruevski dhe bashkëpunëtorët e tij duhet të largohen nga kryesimi i partisë edhe pse kjo është çështje e brendshme e partisë tuaj. Shqiptarët nuk kanë gjë me partinë por me ju dhe me sistemin diskriminues dhe mashtrues që etabluat ju dhe ata të tjerët para jush. Shqiptarët nuk i mashtroi Lsdm-ja dhe Zoran Zaev siç pohoni ju, por ata u vetëdijësuan , andaj,nëse nuk vetëdijësoheni edhe ju si palë ,shqiptarët do të dinë përsëri ta ,,sulmojnë,, cilndo ,,toreadorë,, politik maqedonas që do të provojë ti mashtrojë shqiptarët. Shqiptarët nuk ishin demi i stërlodhur dhe i konsumuar si Bdi-ja por një dem i fuqishëm dhe që nuk aritët ti konsumoni politikisht, dhe të cilët me votën e lirë ,,toreadorin,, politik Nikolla Gruevski e lënduan shum rëndë për të mos u shëruar politikisht kurën e kurës !