Nisma e re në rrejtet sociale me titull “Don’t you 20% me” po merr hov ndër shqiptarët e Maqedonisë, por dhe më gjërë.

Me mijëra përdorues të rrjetit Facebook tashmë kanë ndryshuar fotografitë e profileve të tyre duke përdorur kornizën e re “Don’t call me 20%, I’m Albanian”. Ndërsa në kuadër të kësaj është hapur edhe faqe facebooku me emrin “Don’t you 20% me”, ku ka filluar fushata për sensibilizimin e opinionit dhe mbi të gjitha të bëhet presion mbi politikën vendase që më në fund të zgjidhet çështja shqiptare në Kushtetutën e shtetit.

Mirëpo kjo nismë nuk mund të mos haste në armiq dhe kundërshtarë nga kampi maqedonas. Shumë komentues maqedonas tashmë kanë filluar të komentojnë dhe debatojnë në faqen “Don’t you 20% me”. Shumica ofendojnë dhe fyejnë rëndë shqiptarët me fjalët më të ulëta të mundshme.

Fatkeqësisht kjo është pasqyra e këtij vendi në mbi dy dekada pavarësi.