Samson Parker 17-vjeç, dukej shumë i sigurt në atë që bënte për faktin se në disa momente bënte hedhje të rrezikshme që për disa centimetra kanë mundur t’i kushtojnë me jetë, transmeton Telegrafi.

Megjithatë, atë kjo nuk e frikësoi këtë të ri që të lë gojëhapur kalimtarët e rastit që e aplaudonin, duke e inkurajuar që të vazhdoj më ketë lloj sporti që ndryshe njihet si “parcour”.

Në video ai shihet duke kërcyer nga njëra anë e ndërtesës në tjetrën, duke mos menduar fare për pasojat.

Por, është interesant se si gjatë këtyre rrotullimeve, kërcimeve dhe hedhjeve, ai dukej shumë i lumtur pasi vazhdimisht buzëqeshte.