Moska është goditur sot nga një stuhi e fuqishme.

Sipas njoftimeve të para, një vajzë ka humbur jetën dhe disa te tjerë janë lënduar.

“Sipas informacioneve të konfirmuara, numri i të lënduarve në stuhi është rritur në 12. Doktorët nuk kanë mundur të shpëtojnë jetën e një vajzë, që ishte në gjendje kritike”, ka shkruar në Twitter kryebashkiaku i kryeqytetit rus, Sergei Sobjanin.