Shoqata kulturore e shqiptarëve të Maqedonisë me seli në Itali më saktësisht në L’Aquila, kryeqyteti i rajonit Abruzzo, e themeluar në vitin 2011 me objektiva të mirëfillta. Shoqata jonë lajmëron të gjithë bashkatdhetarët kudo që gjenden në territorin e Italisë për çështjen e dhurimit të ashtuquajturës ” pesë për mijë ” apo “cinque per mille” (5 × 1000).

Shoqata jonë ka organizuar disa aktivitete kulturore dhe sportive të cilat kanë qenë të një karakteri të veçantë në shprehjen e cultures dhe traditës sonë shqiptare , gjithsesi këto aktivitete janë mirëpritur shumë mire si nga ana e Shqiptarëve që jetojnë dhe verojnë në Itali edhe nga ana e qytetarëve Italian. Andaj ne krenohemi se kemi arrit të ngrejmë në një nivel më të lartë të imazhit tone si shqiptarë dhe se kemi arrit të bëjmë një integrim të shkëlqyer në Itali perms aktiviteteve si p.sh.:

– Turneu multietnik i futbollit Uefa Cahmpions Shqip I njohur si i vetmi turne futbolli në Itali që bashkon jo vetëm komunitetet shqiptare të pranishme në të gjithë Italinë, por edhe komunitete të tjera të huaja të cilët në këtë ditë gjejnë një mundësi për argëtim dhe miqësi perms aktiviteteve të sportit. – “festa e flamurit shqiptar ku përveç organizmit festimit, ne gjithashtu përpiqemi t’u kujtojmë fëmijëve tanë për origjinën, kulturën dhe gjuhën tonë.] Shoqata jonë përveç aktiviteteve të sportit dhe kulturës, gjithashtu tentuam të organizojmë takime me teologë të nsryshëm lidhur me tema të çështjeve fetare islame ku kemi organizuar më shumë se një mbledhje ndërfetare të cilat u mbajtën në L’Aquila, me mysafirë institucional dhe figura të rëndësishme në fushën e fesë myslimane. Ajo që ne përpiqemi të bëjmë pra si piksynim I yni është të krijojmë një buxhet ekonomik që do të shpenzohet në emër të bashkësisë shqiptare ,Ku si pika e parë e ndërhyrjes është që të jetë në gjendje të mbulojë koston e riatdhesimit për ato familje që për fat të keq janë prekur nga tragjedi të ndryshme si p.sh në raste vdekjeje transporti I kufomave dhe mbulimi I të gjitha harxhimeve deri në vendin e paracaktuar. Ky është edhe njëri nga qëllimet e krijimit të fondit të quajtur: “5 PËR MIJË ” apo “CINQUE PER MILLE ” Pra është një pjesë e taksave, për të cilat shteti heq dorë nga shpërndarja e saj tek organizatat jofitimprurëse për të mbështetur aktivitetet e tyre.

Informojmë të gjithë bashkatdhetarët se – 5 për mijë- nuk ju kushton asgjë, sepse nuk është një taksë shtesë. Nëse vendosni të mos nënshkruani të njëjtën kuotë prej 5 për mijë, ajo mbetet me Shtetin,por nëse ju bashkërisht me ne vendosim që ktë mjete ti adresojmë dikund tjetër është një e drejtë e cila na takon të gjithëve ,dhe mendoj se mund tja arrijmë qëllimit,mjafton vetëm të adresojmë derdhjen e mjeteve tona të quajtura -5 për mijë- Të gjithë ata që paraqesin modelin Unico, modelin 730 ose certifikimin e vetëm, kanë të drejtë të zgjedhin destinacionin e tyre 5 për mijë ky është kodi fiskal i shoqatës që duhet të komunikohen: 93054210666 Gjesti i juaj është shumë i rëndësishëm për ne. Por ne kemi nevojë për mijëra gjeste si tuajat për të arritur shumë qëllime. Shumzojeni ndihmën tuaj: komunikojeni zgjedhjen tuaj me miqtë tuaj dhe ftojini ata të dhurojnë 5×1000 tek ne duke ndarë këtë faqe nëpërmjet lidhjeve me mediat sociale më poshtë.

Me nderime kryetari I shoqatës:

Salihi Abdula