Në momentin kur u mor vendimi për arrestimin e personit në fjalë, oficerët e policisë ishin bazuar plotësisht në përkthimin e Facebook.
Një përkthim i gabuar në Facebook alarmon policinë Izraelite
Photo Source: Getty Images
Policia Izraelite arrestoi një burrë palestinez javën e kaluar pasi një postim të publikuar nga ana e tij në rrjetin social Facebook ku thuhej “mirëmëngjesi” në Arabisht, u përkthye si “sulmoni ata” në hebraisht.

Policia konfirmoi se punëtori i ndërtimi ishte arrestuar dhe mbajtur në mbikëkqyrje derisa u mësua se ishte një gabim.

Postimi i tij përmban një foto me një bulldozer në Bankën Perendimore. Mjete të tilla janë përdorur për të sulmuar Izraelitët në të kaluarën.

Vetëm një gërmë mund tja ndryshojë kuptimin fjalës “mirëmëngjesi” në “vritini ata,” shkruante The Times of Israel.

Në momentin kur u mor vendimi për arrestimin e personit në fjalë, oficerët e policisë ishin bazuar plotësisht në përkthimin e Facebook.

Postimi tashmë është fshirë. Google vitin e kaluar bëri një gabim të ngjashëm ndërsa përkthente termin “Federata Ruse” në Mordor.

Mordor është një emër që vjen nga novela e JRR Tolkien Lord of the Rings