Shkruan Mr. Metali Alili

Gati dy vite PSP e Katica Janevës po argëton qytetarët e Republikës Veriore të Maqedonisë respektivisht 20% e këtij vendi. Nga paraqitja e PSP, Katic Janevës, Fatime Fetai dhe Lençe Ristovskas si protagonistët kryesorë të serialit Zaev, Naçallnik dhe nga 20% sikur ngjalli një shpresë se diçka e mire po vinte në këtë shtet të paidentifikuar.
Marketingu i jashtëzakonshëm, akuzat e një pas njëshme krijuan përshtypje se drejtësia po vjen. Ajo vërtet erdhi por si ajo proverba Ligji në dorë të Maliqit.
Për Zajkon, Mukin, Miliqien e Gjylimserin erdhi ndryshimi epoka e madhe e “Zhivot za Site vo Vlada”. Sikur kjo nuk mjaftoi Vlladës i duheshin njerëz të cilët do ta plotësonin numrin për të falur ata që vodhën, vranë dhe nëpërkëmbën. Pikërisht Zajko exportoi 8 deputet protagonist kryesorë të 27 Prillit. Por kjo amnisti që u votua ku dallon nga falja e Gjorgji (Horhe) Ivanov. Sigurisht ai fali edhe azilantin e tanishëm Nikolla Gruevskin. Por a flet kush sot se si u lirua Mile Janakievski, Orce Kamçev dhe Naçallniki! Cila ishte arsyeja? Nëse është kështu atëherë kush duhet gjykuar për masa të gabuara. Sigurisht të gjithë heshtin, heshtë edhe Muki, i cili ishte toptema me statuse në FB, në media trumbetonte gjithandej dhe sot janë bërë bashkë ata që rrahën Selën, ata që thyen dyert e parlamentit, ata që shantazhonin shtetin etj. Duke e parë këtë situatë në të cilën ndodhemi pyes se a duhet një Prokurori Speciale për krimet e PSP-së aktuale. Në këtë rast me detyron të pyes veten tani kujt duhet ti besoj, prokurorit publik apo Katicës ose fundja një prokurorie të re që do merret me PSP. Sikur në gjithë këtë katrahurë mungonte Bejli. “Mos ma keqpërdorni emrin”!? për çfarë ju keqpërdor emri ambasadorit?
Sigurisht se kjo që ndodhë na shton dilemën çfarë ndryshoi nga regjimi i Gruevskit apo siç e quanin LSDM. Klani Familja duke aluduar në Naçallnikin dhe Azilantin. I gjendur në këtë labirinth po mendoj se nesër sa të harrohet pak qeveria Zaev do ta sjell Gruevskin si hero në vendlindjen e tij. Po të kisha mundësi do të kërkoja nga ndërkombëtarët një gjykatë të themeluar nga ata, që do të përcillte të gjithë procesin në mënyrë transparente dhe serioze. Kur të gjithë para ligjit do të ishin të barabartë pa dallim nëse vota e tij nevojitet pushtetit apo një nga ish njerëzit më të përfolur do të kthehej në ikonë të shpëtimit të ndryshimeve kushtetuese. Për fund, kjo piskamë politike nuk e bën më të fortë qeverinë por thjesht ia shkurton mandatin me vetdëshirë… Të fala deri vitin tjetër!