Një shkupjan ka paraqitur se është sulmuar nga një i punësuar në Shërbimet administrative në ndërtesën e RTM-së përderisa ka pritur të marrë letërnjoftimin, njoftoi policia.

Policia njoftoi se dje në orën 17:20 në Stacionin policor “Qendër”, D.M. (38) nga Shkupi, kishte paraqitur se rreth orës 16:00 në rrugën “Kej Dimitar Vlahov” në RTM – Shërbimet administrative, përderisa ka pritur të marr letërnjoftimin është sulmuar fizikisht nga ana e një të punësuari.

Policia ka ndërmarrë masa për zbardhjen e rastit.