Njerëzit materialistë kanë më shumë miq në Facebook, sesa ata që janë më pak të interesuar në zotërime, sipas një studimi të ri.

Studiuesit pohojnë se njerëzit materialistë i shohin miqtë në Facebook si ‘objekte digjitale’ dhe më pas përdorin platformën intensive për ta.

Studimi i ri, gjithashtu ka zbuluar se materialistët kanë një nevojë më të madhe për t’u krahasuar me të tjerët në platforma të tjera të medieve sociale.

“Njerëzit materialistë përdorin Facebook-un më shpesh, sepse ata synojnë të objektvizojnë miqtë e tyre në Facebok-ftojnë miqtë në Facebook për të rritur posedimin e tyre”, ka thënë autori kryesor Phillip Ozimek.

Sipas tij Facebook u mundëson që të keni shumë njerëz me informacione për ta, edhe atë pa para.

Sipas Ozimek, Facebook është një lloj thike për njerëzit.