Pas shumë zërave se kryetari aktual i BDI-së, Ali Ahmeti do ti jep fund karrierës politike, ku ky ndryshim pritet të ndodh gjatë kongresit të ardhshëm të kësaj partie, zërat shtohen se shumë bashkëpartiakë të Ali Ahmetit dëshirojnë t’ia zënë vendin këtij të fundit, pas tërheqjes eventuale që pritet të ndodh me kryetarin aktual të BDI-së. Sipas informacioneve brenda BDI-së, informacione të cilat deri më tani dëshirojnë të mbeten anonime, marrim vesh se ish-kryetari i Gostivarit, Nevzat Bejta pritet të jetë kandidati më serioz për kryetar partie në BDI.

Deri më tani, nga ajo që dëgjohet dhe thuhet brenda strukturave të BDI-së, marrim vesh se përkrahjen më të madhe për kryetar Bejta, e ka marr nga dega e Gostivarit dhe rrethina e saj, ku gjithashtu thuhet se ata brenda javës pritet edhe që të realizojnë takim eventual mes kryetarit aktual, Ali Ahmeti dhe kandidatit potencial për kryetar të BDI-së, Nevzat Bejta./Rruga Drejt/