Një tregtar malajzian i drogës i quajtur “Iceman” u dënua me vdekje sot nga një gjykatë në Tajlandë, për drejtimin e një rrjeti të narkotikëve që bënë fitime të mëdha në biznese të ligjshme.

Tun Hung Seong u arrestua në prill të vitit të kaluar për kontrabandim të rreth 300 kilogramë kristalesh – të njohura si kristal meth – për shkak të të cilave mori edhe nofkën “Njeriu i akullt”.

Hetuesit besojnë se ai ka vepruar si një roje në tregun malajazian të drogës dhe ka pastruar paratë përmes bareve, hoteleve dhe restoranteve.

Gjykata e Bangkokit dënoi Tunin, 65 vjeç, për akuzat për trafik droge së bashku me dy gra tajlandeze dhe një tajvanez.

Që të katër ata janë dënuar me vdekje.