Njësia Speciale e Policisë së Kosovës kanë ndërmarrë një aksion në  Pejë.

Me këtë rast ata kanë arrestuar sekretarin e Kryqit të Kuq të sistemit paralel, Moma Daçiq, shkruajnë mediat serbe.

Mësohet se këta kjo organizatë kishte shërbyer si alibi për të mbledhur të dhëna personale të shtetasve të Republikës së Kosovës, në emër të një organizate humanitare”.

Të dhënat e mbledhura kanë pasur për qëllim që të dërgohen në një vend fqinj. Kjo vepër sipas Ligjit cilësohet si “spiunazh armiqësor”.

Policia kishte kapur më parë sekretarët e Kryqit të Kuq të Republikës në Graçanicë dhe Dragash, Sveta Zhiviç dhe Zeqir Zurapi. Zhiviq u arrestua gjithashtu në seancë, ndërsa Zurapi, nga fshati Rapca afër Dragashit, u lirua.

Policia kapi vulat e Kryqit të Kuq në Graçanicë dhe Dragash dhe konfiskoi dokumente për familjet e rrezikuara sociale në të ndaluarit. Gjatë mbrëmjes, policia ishte gjithashtu në ambientet e Koordinatorit të Kryqit të Kuq për Kosovën në pjesën veriore të Mitrovicës./Preshevajonë