Ndonëse një erëz e zakonshme, veç përdorimit të saj në kuzhinë, shumë prej nesh nuk i njohin vetitë çudibërëse të trumzës.
Vaji esencial i përftuar nga kjo erës ka veti antiseptike, diuretike dhe kuruese për shumë probleme shëndetësore. Më poshtë do të lexoni të gjitha përfitimet shëndetësore, përdorimet dhe sëmundjet që kuron trumza apo vaji esencial i saj.
1. vaji i trumzës mund të përdoret për të lehtësuar dhimbjet
Hulumtuesit nga Universiteti i Shkencave Mjekësore Babol kanë dalë në përfundimin se ky vaj esencial qetëson dhimbjet menstruale dhe vepron më mirë se medikamentet si ibubrofeni.
2. Trumza ka veti antiseptike dhe antibakteriale
Trumza ka vetinë të kurojë infeksionet e lëkurës si dhe brenda trupit dhe mban larg infeksionet nëse ju keni një plagë të hapur. Trumza është gjithashtu një antibakterial i fuqishëm dhe mund të përdoret për të trajtuar infeksionet e zorrëve dhe infeksionet bakteriale.
3. Vaji i trumzës mund të trajtojë problemet me rrugët e frymëmarrjes
Trumza pastron rrugët respiratore dhe shëron infeksionet në fyt.
4. Trumza është një ilaç natyral për tensionin e lartë të gjakut
Trumza ka aftësinë për të aktivizuar qarkullimin e gjakut në trup. Qarkullimi i dobët i gjakut mund të çojë në shumë probleme shëndetësore, duke përfshirë artritin dhe goditje në tru. Nëse vuani nga tensioni i lartë i gjakut, vaji trumzës mund të përdoret si një ilaç natyral. Ajo relakson arteriet dhe venat duke reduktuar stresin në zemër dhe presionin e ulët të gjakut.
5. Vaji i trumzës kuron artritin
Trumza ndihmon në pastrimin e organizmit nga trupi. Është gjithashtu një stimulues, i cili aktivizon qarkullimin e gjakut.
Si të përdorni vajin e trumzës.
Mund të hidhni disa pika vaji në vaskë
Mund të bëni avull duke shtuar në ujin që vlon disa pika vaj trumze
Mund të lyeni plagën me pak vaj për të parandaluar infeksionet