Shkruan Njomza Shaqiri

N.B. pervec se i ka ikur kontrolli ndaj Deges se BDI-se ne Gostivar , atij i ka ikur edhe sherbimi informativ.

Nje sqarim per ju ish kryetar komune, prej momentit qe jam punesuar ne Shkollen e Mesme te Mjekesise , asnje ore te Gjinekologjise nuk e kam ligjeruar.Mos u dezinformoni nga informacionet e rrejshme ne FCb, apo i keni shkeputur lidhjet me spiunimin brendapartiak?

Sa per profesionin tim, jua bej te qarte se i kam disa profesione dhe nuk e kam mesataren mbi 10 , por rreth 10 , saktesisht 9.83.

Nga shkolla e mesme e perfitova titullin Teknik dhembesh, Vazhdova studimet ne UT , ne Fakultetin e Stomatologjise ,2 vite, ku pas mbylljes u transferova ne drejtimin Biokimi.Ky vendim nuk ishte i lehte per mua, por nuk munda ta toleroj qe nje indeks i USHT-es te perfundoj ne nje kuti kartoni afer shportes se administrates se Universitetit te Shen.Kirilit dhe Metodit.Ky indeks ishte i shenjte per mua, ndaj erdha perseri ne USHT te vazhdoj ne drejtimin e Biokimise (Laboratori), i cili u legalizua ate kohe.

Si studente ne vitin e katert u dekorova nga Rektori dhe nga FRI si studentja me e dalluar e FSHMN-es dhe Levdaten kishit nderin te ma jepni , pikerisht ju z.Nevzat Bejta.Apo keni haruar ???

Studimet e Magjistratures i mbarova ne FSHMN,Biologji ne drejtimin e Biokimise

Studimet e doktoratures , i kam regjistruar ne moshen 28 vjecare ne FN , te Universitetit te Tiranes , ne Biologji Molekulare (Gjenetike).

Pas 7 viteve te punes me vendim ne USHT, partia jote me largoi nga puna , ne muajin e nente te shtatezanesise, nje jave para se te dilja ne pushim te lindjes.

U detyrova qe per shkaqe ekzistenciale , me 2015 te bej edhe nje vit studime te Rikualfikimit Pedagogjik. Kjo me sherbeu per pune ne Shkollen e Mesme Private “Woodrow Wilson-“Tetove.

Jam e Certifikuar nga USAID si trajnuese e mesimdhenesve te Biologjise, me crast i kam trajnuar te gjithe mesimdhnesit e Biologjise se Maqedonise Perendimore per aplikimin e metodave te reja te mesimdhenies, pergjate 3 viteteve te realizimit te projektit PEP.

I nderuar ish kryetar, nuk e kam te qarte se si haruat, qe ishit JU ai qe penguat punesimin tim si Biokimiste ne Shtepine e Shendetit te Gostivarit , vitin e kaluar.Pas testimit kualifikues , dola e para me pike dhe ju e kishit te veshtire ta pranonit faktin dhe pas dy muajve dhate pergjigje te konkursit , me crast e pranuat Marina S. , nga partia e VMRO-se, te dyten e ranguar ne liste.

Une nuk e di edhe sa kualifikime dhe mbikualifikime na duhen neve njerezve te partive tjera, pervec BDI-steve, qe te punojme si profesore te thjeshte te nje shkolle te mesme !?