Ai është një ndër këngëtaret që e ka të pamundur që të jetojë pa telashe.

 

Pas sherrit me Cozman dhe bujës që u bë muaj më parë në Kosovë, këngëtari, emri i të cilit jashtë fushës së artit është Rigels Rajku, u ndalua nga policia për shkak të mosndalimit para policisë rrugore dhe udhëtimit pa patentë.

 

Ndërsa së fundmi është postuar një video, e cila ka mbërritur pranë JOQ, në të cilën Noizy shfaqet me një pistoletë dhe gjuan disa herë në ajër. Nga mënyra sesi e mban pistoletën ai duket një amator, por që në fund ia del që të qëllojë, ndërsa në video dëgjohen edhe zëra që i thonë që ta mbajë armën drejt.

Duke mbajtur kokën mënjanë, Noizy gjuan 4-5 herë, ndërsa nuk dihet se ku e ka gjetur këtë pistoletë këngëtari dhe arsyet se pse e ka bërë këtë gjë apo nëse kjo është në kuadër të ndonjë videoklipi. /JOQ/