Vendi i fjordeve, akullit dhe Dritave Veriore: Norvegjia është vend për ata të cilët kërkojnë mënyra vërtet të ndryshme për t’i festuar pushimet!

Me temperatura tejet të ftohta, pyje pa shtigje dhe klimë të ashpër veriore – ky është, pas së gjithash, vendi nga vijnë legjendat e Vikingëve dhe Valkyriesve, transmeton FOL.

Jehonat e historisë së pasur të këtij shteti janë të përhapura përgjatë gjithë territorit, por atraksioni kryesor i Norvegjisë është natyra!

Fjordet vendore janë ndër vendet më të bukura në planet: të qeta, me ujë të pastër si kristali, me shkëmbinj mahnitës, akullnaja e mrekulli tjera natyrale të cilat na lënë gojëhapur!

Si qershia mbi torte, ju gjithashtu mund të shikoni edhe diçka tejet të veçantë, respektivisht Dritat Veriore.

Mos të harrojmë as miniaturën e fshatrave norvegjez të cilët gjenden përgjatë tërë shtetit, e të cilët janë secili më magjepsës se tjetri.

Nëse veç vendosni ta vizitoni Norvegjinë, assesi mos e harroni kamerën!