Pas rreshjeve të borës, NPK Tetova mbrëmë ka nisur me pastrimin e borës nga trotuaret për të lehtësuar ecjen e kalimatrëve. “Punëtorë të ndërmarrjes nga Nj.P. “Higjiena Komunale” morën aksion për pastrimin e borës nëpër trotuare dhe pranë institucioneve kryesore te qytetit” thuhet nga NPK.

Ndryshe NPK, është ndërmarrja, e cila vitet e fundit i ka dhënë një pamje tjetër Tetovës, sa i përket higjienes dhe  pastërtisë, edhe në kushtet dimërore kjo ndërmarrje tregon një seriozitet të madh për të mirëmbajtur rrugët dhe trotuaret e pastruara.