Kjo është vetura më e shkatërruar që keni parë ndonjëherë.

Një person në SHBA ka nxjerr për shitje veturën e tij Porsche 911 të vitit 1996. Ajo çfarë e bënë këtë njoftim të veçantë është se vetura është e djegur dhe shkatërruar plotësisht, transmeton Express. Pra, përveç motorit që është shkrirë nga temperatura e lartë vetura është edhe e shtypur.

Ky shitës entuziast në njoftimin e tij ka thënë se kjo veturë mund të riparohet për 195,000 dollarë amerikan dhe pasi që ti kthehet shkëlqimit të dikurshëm atë mund ta shisni për 95,000 USD. Çfarë logjike financiare përbënë ky investim?

Një veturë e modelit të njëjtë e cila është në gjendje pune, mund ta blini për 60,000 USD, andaj nuk është për tu habitur që shpallja nuk ka marr asnjë ofertë deri me tash.

Kjo veturë mund të vlej vetëm për ndonjë artist i cili arrin të gjej diçka artistike brenda këtij grumbulli plehrash apo nëse dëshironi të talleni me dikë duke i thënë se i keni blerë një veturë Porsche.