Ai është një nga reperët më të pëlqyer dhe më të komentuar të momentit. Bëhet fjalë për Capital T, i cili ka një numër të madh fansash, sidomos sa i përket publikut femëror.

Këtë na e vërtetojnë më së miri edhe këto foto që ai ka postuar në Insta Stories, ku shihet se publiku femëror është ai që ndjek më së shumti koncertet apo eventet ku reperi është i pranishëm.

Capital T ka publikuar pak ditë më parë bashkëpunimin e tij të ri me 2Po2, “Kujt pi kallxon”, që është pëlqyer nga publiku shqiptar.