Artistja e njohur nga qyteti i Strugës, Betime Zylali, ka shënuar suksesin e saj të radhës. Ka vite që performon në skenën muzikore shqiptare, por së fundi për publikun e gjerë vjen fuqishëm me këngën më të re, “Nuk dua”.

Teksti i i këngës i shkruar nga Petrit Saraqini, interpretohet si gjithmonë, me shpirt artisteje nga Beti, duke përcjell me delikatesën e saj, mesazhin, se si nuk duhet ta duam jetën pa dashuri.

Ajo i mbetet besnike kultivimit të stilit modern të artit shqiptar, gjithnjë duke ruajtur vlerat burimore të muzikologjisë sonë kombëtare. Projekti më i ri artistes nga Struga, është mirëpritur nga publiku shqiptar dhe i njëjti promovohet në vigjilje të “stinës” artistike në mbarë hapësirën tonë shqiptare.

Përndryshe, Betimja, ka kryer studimet në Universitetin Shtetëror të Tetovës, përkatësisht në programin studimor Art Muzikor të Fakultetit të Arteve. Aktualisht punon në Shkollën e Muzikës në qytetin e Strugës dhe thekson se puna me nxënësit e lidhur bashkë me muzikën është e mrekullueshme, e shijon dhe nuk e lodh kurrë.