Dhomat e hoteleve dhe apartamentet në shikim të parë duken shumë bukur, por e vërteta është krejt kundër.

Krevati është perfekt i rregulluar, banja është tërësisht e pastruar dhe është shumë e vështirë të gjesh diçka të papastër.

Por më poshtë janë disa nga anët e errëta të një dhome të hotelit për të cilat me siguri nuk e keni ditur, transmeton gazetametro.net

Mos prekni kurrë jastëkët

Jastëkët dekorative në shtratin e hotelit duken bukur, por ato janë një parajsë për thnijat.

Nëse e pyesni veten pse këto jastëkë në anglisht quhen “throw pillows”, është e mjaftueshme për të përkthyer – “throw” do të thotë hedhja nga shtrati në dysheme. Dhe vlen të përmendet, se atë nuk e lajnë për secilin mysafir.

Mos e përdorni gotën nga tualeti

Gotat në dhomat e hoteleve nuk janë të pastruara asnjëherë me detergjente pastruese, por vetëm janë të shpërlarë me ujë dhe të terura. Personeli është i detyruar të pastroj më shumë dhoma në hotel për një kohë të kufizuar.

Shmanguni rezervimeve online

Rezervimi i dhomave nëpërmjet internetit ndoshta mund të jetë më lirë, por do të ju jepet oferta më e dobët e atij hoteli, tregojnë agjentet e turizmit. Menaxheret e hoteleve kanë vendosur që dhomat më të mirë të ju jepen agjenteve turistik, ndërsa ato më të dobëta të jepen për “Online booking”.