Ka filluar muzikën së bashku me artistin e njohur, Adrian Gaxhën.

Është fjala për artistin e ri, Florianin i cili ka filluar karrierën e tij falë Adrian Gaxhës por që tashmë është larguar nga ai.

I pyetur nga fansat se a flasin ende me njëri-tjetrin dhe çfarë raporte kanë, Floriani përgjigjet me përgjigje pozitive, duke thënë se kanë kontakte ende.

Ndërkaq, këngët e tyre si “Ngjyra e kuqe”, “Oj ti qikë”, “Kjo zemër”, janë disa nga hitet e dyshes që u priten tejet mirë nga publiku.