Të gjithë e duam në një orë të ditës një filxhan kafe apo çaj të ngrohtë. Shijet e çajrave variojnë, por gjithmonë një kek i shijshëm pranë tyre, është shoqëruesi më i mirë.  Rekomandohet për çajin, sepse ka fruta, por ti zgjidhe vetë.

Përbërësit

 

250 g rrush të thatë të verdhë

250 g rrush të thatë të kuq

250 g sheqer kaf

375 ml çaj i ftohtë

1 vezë

500 g miell që vjen

1 lugë çaji me erëza të përziera, kanellë, vanilje etj.

1 lugë çaji arrë moskat e grirë

Duhet

Një tavë pjekieje e thellë drejtkëndëshe që mban 900 g brumë, e shtruar me letër pjekieje.

Përgatitja

Vendosi rrushët e thatë të dy llojeve dhe sheqerin kaf në një enë të madhe dhe hidhi sipër çajin e ftohtë. Përziej mirë dhe lëri të mbuluar gjatë natës që frutat e thata të mbushen me lëng.  

Ngroh furrën në 180 gradë C. Shto vezën në enën me frutat dhe rrihe. Hidh sipër me një sitë miellin, përzieje me erëzat, arrën moskat derisa të bashkohen përbërësit. Hidhe me lugë në tavën e parapërgatitur dhe piqe 1 orë deri në 1 orë e 10 minuta, deri sa të jetë i fortë në prekje dhe kunja e dhëmbëve të dalë e pastër. Hiqe nga tava dhe lëre të ftohet plotësisht para se ta shërbesh.