O BURRA, NA SOSËN FARE GRATË

Sulejman Mehazi

O burra kujdes jemi në rrezik të madh nga të katër anët e botës, një, janë duke na mbytur politikanët e prapshtë, dy, janë duke na shtrydhur problemet e rrjeteve sociale e ekonomike, tre, rënia e moralit dhe depresionet e mëdha psikike, katër, problemi më i madh i bashkëkohësisë së burrave në tërë rruzullin tokësor janë gratë, të cilat, bile, një çik s’janë duke i respektuar burrat, farefisin, miqtë e kështu me radhë. Po do thoni ç’keni me gratë? Kemi, si nuk kemi probleme, bile edhe shumë, tjetër është që ju miqtë e mi nuk doni të ankoheni e të tregoni se vëngër e një lëvizje të vogël s’mund të bëni pa gratë tuaja. A s’është e vërtetë se sot është kohë e maternitetit, e grave, se ato na udhëheqin e na komandojnë; pa lejen e grave asnjë punë s’mund të bëjmë; se ato nuk na frikohen, neve shurra na shkon zhag prej frikës së grave tona; se ato bëjnë më shumë qejfe e ahenge se burrat; se ato çdo muaj blejnë tesha të shtrejta, e vishen më bukur se ne; se burrat për shkak të papunësisë janë të detyruar të largohen jashtë atdheut e vendljndjes; se vendet e punës i kanë zënë gratë në çdo institucion shtetëror e privat. Pa shikoni e vëreni nëpër institucionen e ndryshme shtetërore e ministrore, a gra janë të punësuara më shumë, apo burra? Po nëpër sektoret e ndryshme gjyqësore, shëndetësore, arsimore, komunale, a gra janë më shumë të punësuara, apo burra?, po nëpër administrata të ndryshme, a gra ka mē shumë apo burra, po nëpër ndërmarrjet të ndryshme tregëtare, shitore, butiqe, a gratë janë të punësuara më shumë apo burrat?, nëpër banka e posta, a gra punojnë më shumë, apo burra? Pra të dashur miq, a nuk janë të gjitha këto padrejtësi të grave ndaj burrave të sotëm. Atëherë, ju lutemi e bëhuni të sinqertë, a jemi të barabartë me gratë tona, apo jo?