Presidenti  amerikan në detyrë Barak Obama sfidon shefin e ri të Shtëpisë së Bardhë Donald Tramp. Në një intervistë për mediat amerikane, Obama tha se nëse do të garonte për një mandat të tretë presidencial përballë Donald Trampit, do ta fitonte. 

Barak Obama është i bindur se po të garonte përballë Donald Trampit për presdient, do të siguronte një mandat të tretë. Bindjen e tij e shprehu në një intervistë radiofonike për gazetarin David Axelrod, që për një kohë të gjatë ka qenë këshilltar i tij. 
Për emisionin “The Alex Files” Obama tha se vizioni i tij i qeverisjes së Shteteve të Bashkuara mund të grumbullonte shumë herë më shumë mbështetës se strategjia elektorale e Donald Trampit. Duke marrë si shembull reformën shëndetsore, Obama tha se ajo mbështetet nga shumë votues të Trampit. Por ajo që çoi në humbjen e Klintonit ishte se kandidatja demokrate e shtriu komunikimin drejtpërdrejtë me bazës por foli vetëm në mënyrë të thatë për aspektet e politikave të saj. 
Obama u shpreh i bindur se në këtë mënyrë, Donald Tramp nuk do të kishte fituar në shtete federale si Virxhinia Perëndimore e Kentaki, vende ku 4 vite më parë votuan masivisht Barak Obamën për president. 
Pas kësaj deklarate, reagoi Donald Tramp përmes një postimi në rrjetin social Tuiter. Tramp le të kuptohet se nuk kishte asnjë shanc që Obama të zgjidhej sërish president, duke lënë prapa probleme serioze si Shteti Islamik, reforma shëndetsore apo dështimi me hapjen e vendeve të reja të punës.