OBRM-PDUKM-ja përmes një komunikate me shkrim thekson se populli më 11 dhjetor nuk votoi për shtet binacional, për dygjuhësi dhe për ndryshimin e flamurit dhe himnit dhe për këtë arsye ata janë kundër Deklaratës së përbashkët të partive shqiptare.

“Qytetarët qartë treguan se nuk dëshirojnë platforma të huaja nga shtete të huaja. Qytetarët nuk e duan “Platformën e Tiranës”, të cilën LSDM-ja e dëshiron dhe tenton të formojë qeveri me çdo çmim. Kriminelët e LSDM-së nuk mund ta gënjejnë popullin me qëllim që të shpëtojnë nga burgu. Populli i ka lexuar dhe çdo ditë nga rruga i porosit të dalin para drejtësisë”, thuhet mes tjerash në komunikatën e OBRM-PDUKM-së.

Nga kjo parti kanë përsëritur kërkesën për zgjedhje të reja, duke theksuar se është e vetmja zgjidhje për të dalur nga kriza politike.