Daniel Patterson, kuzhinier i njohur nga San-Francisko, përpiqet që të inspirojë njerëzit që të eksperimentojnë në kuzhinë dhe ofron metodë krejtësisht të re të gatimit.

Ka shumë mënyra që omëleta “të përmirësohet” me shtesat e erëzave ekzotike, salcave, perimeve, mishit dhe shtesave të tjera, por duket që është e pamundur të imagjinohet mënyra tjetër e vetë përgatitjes nga tri veprimet e zakonshme: thyerja e vezëve, tundja e vezëve dhe fërgimi i vezëve në tigan të nxehtë, transmeton Telegrafi.

Nevojiten:

▪ 4 vezë të freskëta
▪ kripë dhe piper
▪ gjalpë e pakripur

Përgatitja:

Vezët tundni mirë në një enë, rreth 30 sekonda.

Në tenxhere të vogël qitni rreth 10 cm ujë dhe zieni në temperaturë mesatare derisa të vlojë. Shtoni pak kripë.

Përzieni ujin në mënyrë që të krijohet vorbull, dhe pastaj shtoni vezët e tundura.

Mbuloni me kapak enën dhe numëroni deri në 20, pastaj hiqeni kapakun.

Omëleta do të duhej të pluskojë në sipërfaqe të ujit.

Me kujdes qitni vezët në kulluese dhe butësisht lëvizni mbi lavaenë, në mënyrë që omëleta të kullohet.

Qitni vezët në pjatë, shtoni kripë dhe piper dhe pak gjalpë i cili shpejt do të shkrihet në omëletën e nxehtë.

Shërbejeni omëletën me tost.