Mesut Ozil ka kërkesa të jashtëzakonshme nëse Barcelona e do lojtarin dhe këto i di mirë presidenti Josep Maria Bartomeu.

Mesfushori i Arsenalit, që mbetet pa kontratë ka kërkuar pagë prej 370 mijë euro në javë,  apo thënë më mirë 19 milionë euro në vit.

Një shpenzim të tillë Barcelona mund t’ia lejojë vetes vetëm nëse në janar largon Arda Turan, paga e të cilit po ashtu është e madhe.

Përveç kësaj page faraonike, Ozil kërkon edhe bonuse të tjera në kontratë.

Wenger, që tashmë e ka të qartë se nuk do ta ketë lojtarin në shërbim të tij sezonin e ardhshëm, është i predispozuar që ai të arrijë marrëveshjen me Barcelonën.