Sektori për krim kompjuterik dhe forenzikë digjitale pranë Ministrisë për Punë të Brendshme deri tek Prokuroria Themelore Publike-Shkup ka ngritur njoftim për zbulimin e përmbajtjeve në të cilat ka thirrje për dhunë apo njoftime për sjellje të cilat nënkuptojnë kërcënim të sigurisë dhe të cilat janë shpallur në rrjetin social facebook në 24 orët e kaluara, dhe të njëjtat janë dokumentuar në mënyrë përkatëse.

Kundër G.T. (48) nga Shkupi për shkak të shpalljes në rrjetin social Facebook përmes të cilës përhapet gjuhë e urrejtjes dhe kërcënim i sigurisë së deputetëve të Kuvendit të Republikës së Maqedonisë, deri tek Prokuroria Publike kompetente do të parashtrohet Padi Penale në pajtim me Nenin 319 dhe 144, alineja 4 nga Kodi Penal i Republikës së Maqedonisë.

Ministria e Brendshme nuk do të toleroj kërcënime me jetë të qytetarëve dhe thirrje për dhunë dhe do ti ndërmerr të gjitha masat e duhura për ruajtjen e rendit dhe qetësisë.