Trajneri kombëtares së Shqipërisë, Kristian Panuçi e ka shpallur listën e lojtarëve të ftuar për ndeshjen miqësore ndaj Turqisë.

Për këtë ndeshje miqësore, Panuçi ka grumbulluar 25 futbollistë, ku veçohen lojtarët e rinj, Astrit Ajdareviç që luan me AEK-un, si edhe Ylber Ramadani që luan në Danimarkë me skuadrën e Veljes.

Skuadra e Shqipërisë do të grumbullohet ditën e hënë në Antalia, ku për gjashtë ditë do të përgatiten për ndeshjen e 13 nëntorit.