Papa Françesku sot është lutur për viktimat e tërmetit shkatërrues që goditi Meksikën dhe uraganit Irma në Karaibe.

“Unë dua të shpreh afërsinë time shpirtërore për të gjithë ata që kanë pësuar pasoja nga tërmeti që goditi Meksikën mbrëmë. Lutjet e mia shkojnë tek ata që kanë humbur jetën dhe familjet e tyre”, tha Papa në një meshë të mbajtur në Kolumbi.