Prokuroria e Shkupit solli urdhër për zbatimin e procedurës hetuese kundër një personi për vepër penale “prodhimtari të paautorizuar dhe lëshim në qarkullim të drogave narkotike, substancave psikotrope dhe prekursore”. Për shkak të dyshimit se i dyshuari do të arratiset, gjykatësi i procedurës paraprake të Gjykatës Penale në propozim të prokurorit publik i caktoi masë paraburgimi prej 30 ditësh.

“Personi është i dyshuar se nga një person tjetër, tani për tani i panjohur, pa autorizim për shkak të shitjes ka furnizuar rreth 1,8 kilogramë drogë narkotike marihuanë. Gjatë bastisjes së shtëpisë së tij në rrugën “Bllagoja Paroviq” në Shkup, nga ana e nëpunësve policorë është konfirmuar se drogën pa autorizim e ka mbajtur me vete për shkak të shitjes, të paketuar në fuçi plastike në hapësirën e ballkonit, në qese me neto masë të ndryshme, si dhe në thes të bardhë në hapësirat e bodrumit. Plotësisht, gjatë bastisjes te ai është gjetur edhe peshore dixhitale me mbetje të drogës narkotike – marihuanë”, kumtoi Prokuroria Publike.

Prokurori publik kompetent, siç kumtojnë prej atje, ka vlerësuar se ekzistojnë rrethana të cilat e arsyetojnë qëndrimin nga rreziku i arratisjes së të dyshuarit – mosha e tij, lloji, karakteri dhe pesha e veprës penale për të cilën dyshohet, kohëzgjatja e sanksionit penal të caktuar për këtë vepër, si dhe fakti që personi deri tani është dënuar, për shkak se mund të pritet se i dyshuari do të fshihet, përkatësisht do të arratiset.

Duke u nisur nga kjo, prokurori publik deri te gjykatësi i procedurës paraprake nga Gjykata Themelore Shkupi 1 dha propozim për përcaktimin e masës së paraburgimit, ndërsa gjykatësi e pranoi propozimin e tillë dhe të dyshuarit i caktoi masë paraburgimi në kohëzgjatje prej 30 ditësh.