Sistemi kompjuterik i parlamentit të Britanisë u godit sot nga një sul kibernetik, njoftoi zëdhënësi i institucionit. “Kemi zbuluar tentativa të paautorizuara për hyrje në llogaritë e përdoruesve parlamentarë dhe po marrim masa për incidentin që vijon ende, duke bashkëpunuar me Qendrën Kombëtare të Sigurisë Kibernetike”, tha zëdhënësi, duke shtuar se masa të forta janë instaluar për hyrjen në sistem dhe sulmi pritet të neutralizohet. Ndërsa qendra Kombëtare e Sigurisë Kibernetike tha se ishte në dijeni të sulmit dhe po punonte me me grupin e institucionit për të kuptuar atë që kishte ndodhur dhe zgjedhjen e masave të përshtatshme. Incidenti vjen një muaj pasi një sulm virusesh kibernetike neutralizoi rreth 200 000 komputera në më shumë se 100 vende të botës, mes të cilave viktimave kryesore ishte sistemi kombëtar shëndetsor i Britanisë, çka shkaktoi anulime operacionesh dhe vonesa të ambulancave.