Kryetari i Partisë Demokratike të Serbëve në Maqedoni, Ivan Stoilkoviq ka deklaruar se pasi që “Marrëveshja e Ohrit” do të bëhet pjesë e preambulës së Kustetutës së Maqedonisë, atëherë partia e tij do të kërkojë që në preambulën e Republikës së Maqedonisë Veriore të ketë vende të garantuara në Kuvend për përfaqësuesit e bashkësive etnike të numëruar në kushtetutë.

Përveç kërkesës për karrige të sigurta në parlament, serbët kërkojnë që të regjistrohet edhe lëvizja e tyre që është për bashkim kishtar me kishën serbe.