Shkruan : Qenan Aliu

Të nderuar maqedonas dhe në veçanti politikan maqedonas;

Mos u frikësoheni nga Federalizimi i Maqedonisë , sepse nëse ju do të mund të gjeni marrëveshje politike për Federalizimin me shqiptarët , kjo nuk është e keqja as për ju e as për ne. Të tilla  modele të organizimit shtetërorë ka gjetiu nëpër Europë edhe atë shumë funksionale. Por cilin model të Federalizimit do ta zgjidhnim ne , varet prej nesh kjo është çështje e argumenteve dhe rrethanave. Unë personalisht akoma nuk jam i bindur se edhe kjo do të ishte zgjidhja ideale, por diçka duhet të bëhet. Unë preferoj shtetformësinë , funksionimin e demokracisë dhe sundimin e së Drejtës. Por sduhet frikuar nga Federalizimi, A E DINI PSE ? Sepse politikanët tuaj hajdutë ata etabluan nocione dhe funksione të çuditshme që smund ti hasësh askund nëpër botë. P.sh. jo për interesa të shtetit por për interesa partiake thjeshtë partiake në ligj përcaktuan funksion të zëvendës ministrit PLOTËSUES me të drejtë të VETOS. Pra miq të dashur kjo është PARTIOFEDERALIZIM maqedonas me supremacion etnik. Kjo është më diskriminuese se Federalizmi etnik. Ju lutem e pse në të ardhmen mos të ketë Zv/ministër PLOTËSUES SHQIPTARË, për të patur të drejtën e VETOS për mosdiskriminim etnik e jo PARTIAK siç silleni ju me këtë shtet sikur është vetëm i juaji. Politikan maqedonas, pushtetarë aktual dhe ju të një dekade, a e dini sa hajdutë jeni ju , a e dini sa të poshtër jeni ju dhe a e dini se sa “Të  gjorë”” jeni ju ? Ju nuk do të mundë tani e tutje ti mbani nën kthetra politikanët shqiptarë duke i KORRUPTUAR ata, sepse shqiptarët do ti marin atëherë punët në duart e veta. Andaj ose do të meremi vesht ose politikani shqiptarë nuk do të mund të rijë nën kthetrat tuaja i nënshtruar.