Cristiano Ronaldo ka shkëlqyer duke shënuar katër gola në fitoren 6:3 të Real Madridit ndaj Gironas në ‘Santiago Bernabeu’.
Ylli portugez, regjistroi një nga paraqitjet më të mira këtë sezon ndaj Gironas, skuadër e cila ishte një nga dy skuadrat e vetme në La Liga që nuk kishte pranuar gol nga pesë herë fituesi i Topit të Artë.

Me këto katër gola, Ronaldo arrin në numrin e 22 gola në La Liga këtë edicion, duke e kaluar Suarezin që ka shënuar 21 gola, ndërsa mbetet tre gola pas Lionel Messit, që numëron 25 gola.

Golashënuesit më të mirë në La Liga:

Lionel Messi: 25 gola

Cristiano Ronaldo: 22 gola

Luis Suarez: 21 gola

Iago Aspas: 16 gola

Antoine Griezmann: 16 gola.