Lajmi për prishjen e raporteve mes tyre bëri bujë gjithandej nëpër media.

 

Reperi Noizy dhe këngëtarja Enca Haxhia nuk kanë më të njëjtat relalcione siç kishin më parë, kjo pasi një deklaratë e Encës në emisionin “Prive”, ku citonte se suksesin e karrierës e ka nisur e vetme, acaroi reperin Noizy, i cili pretendon të ketë qenë shtylla kryesore e suksesit të saj.

 

Gjithçka u pasua me sharje ndaj njëri-tjetrit në rrjetet sociale, teksa së fundmi në këto rrethana është gjëndur edhe një prej pjesëtarëve të OTR.

Së fundmi Don Vidi ka publikuar një fotografi me Noizyn në llogarinë personale në Instagram, ku shkruante me ironi: “Self made” , atë që Enca ka shprehur zakonisht për veten, dhe e ka cekur në intervistën e saj të fundit.

I menjëhershëm ka qenë reagimi i këngëtares, e cila ka shkruar në komentin e fotografisë “Yeesss lal”, ndërkohë komentia pasuses ka qenë i Don Vidit, i cili sërish me ironi shkruante “Ehaaa Enca”.

Por më pas ndoshta nga pendimi, ky i fundit e ka fshirë fotografinë nga rrjeti social Instagram.