Aviokompania Wizz Air nëpërmjet një kumtese njofton për shkaqet e aterimit të detyrueshëm të avionit të tyre në Zagreb, që para dy ditësh duhej të fluturojë nga Nishi në Bazel, transmeton Portalb.mk.

“Fluturimi w6 4263 e Wizz Air nga Nishi në Bazel, me 16 shtator është drejtuar nga aeroporti i Zagrebit pasi është vërejtur tym në kabinë. Aeroplani ka ateruar në mënyrë të sigurt dhe pa probleme dhe ka shkuar në kontrolle. Wizz Air siguroi edhe zëvendësim të aeroplanit për vazhdim të fluturimit në Bazel”, thuhet në njoftim për media.